16 Tetor 2021

Kryetari Bahtiri priti në takim këshillin protestues të ndërmarrjes “Trepça”

Prishtinë, 12 maj - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur sot në takim këshillin protestues si dhe Rafet Ibishin, ushtrues i detyrës së kryeshefit të ndërmmarjes “Trepça”.

Në këtë takim është diskutuar  për pakënaqësitë e protestuesve lidhur me procesin e fundit të punësimit në kombinatin “Trepça”, duke kërkuar sistemimin e tyre në punë.

 Këshilli protestues kërkuan nga kryetari Bahtiri mbështetje në adresimin e kërkesë së tyre në instancat më të larta duke theksuar se ekziston përkrahja nga menaxhmenti aktual i kombinatit “Trepça”, dhe nga Sindikata e punëtorëve të kombinatit “Trepça”, por emëruesi i përbashkët i zgjedhjes së problemit është vullneti i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryetari Bahtiri ka ofruar mbështetjen e tij, duke theksuar që në kuadër të mundësive dhe kompetencave të tij si kryetar i komunës do të angazhohet që këtë kërkesë ta delegoj tek institucionet kompetente.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Tetor 2021

- Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” do të organizojë konferencë për media, ku do të shpalosen të gjeturat kryesore nga vëzhgimi i fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. (Zyrat e KDI-së, rruga “Bajram Kelmendi”, ora 10:00)
 
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për Zgjedhjet Lokale 2021. (Depoja qendrore e KQZ-së, përballë QNR-së, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizon në bashkëpunim me KPP ‘Gani Maloku’ kanë paraparë organizimin e turneut të dytë memorial të veteranëve në nder të Gani Malokut.. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 14:00)