28 Mars 2024

KPMM gjatë tremujorit të parë ka realizuar të hyra rreth 7.9 milion euro

Prishtinë, 8 prill - Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, pas vendimeve të marruara nga Qeveria, ka reflektuar menjëherë konform situatës së krijuar dhe në harmoni me vendimet në fjalë, duke qen vigjilent ndaj rëndësisë që ka ruajtja e kontinuitetit të aktiviteteve minerare në vend.

Në përputhje me këtë, Bordit në mbledhjen e mbajtur me 15 mars ka marr vendim për krijimin e Shtabit emergjent.

Me këtë rast, lejohet zhvillimi i punës nën masa dhe kujdes maksimal, bazuar në udhëzimet e institucioneve përkatëse dhe me staf të reduktuar, konform Vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës .

Konform situatës se krijuar, Bordi ka mbajtuar mbledhje të jashtëzakonshme, me c'rast janë ndërmarr masat e nevojshme mbrojtëse, ku është siguruar material dezinfektues si alkool, dorëza dhe maska mbrojtëse për stafin e anagazhuar, është dezinfektuar objekti i KPMM-së.

Në mënyrë obligative stafi detyrohet të i përmbahet këshillave të dhëna nga Institucionet shëndetësore të Republikës së Kosovës, siç është ruajtja e distancës dhe krijimi i kushteve teknike për zhvillimin e punëve të domosdoshme.

"Me këtë rast deshirojm të informojm opinion e gjërë, në veçanti palët e interesit, me theks ndërmarrjet minerare të KPMM-së, se gjatë muajit Mars ka mbajtur takim të rregullt të Bordit për licenca dhe leje, janë shqytuar 12 licenca të Hulumtimit, 6 licenca të shfrytëzimit, 6 leje për aktivietete të veçanta,  si dhe është aprovuar raporti vjetor i KPMM-së", thekson KPMM.

Po ashtu  KPMM-ja ka vazhduar edhe punën në teren në realizimin e aktiviteteve minierare, inspektimin  dhe monitorimin e sektorit, me staf të reduaktuar dhe masa të kujdesit të sigurisë shëndetësore.

Nën mbikëqyrjen e inspektoreve te KPMM-se deri më tani janë realizuar me suksese 21 minime në punimet minerare siperfaqesore prej të cilave juan fituar 257,537.28m3 shkëmbinj te fortë, si parakusht esencial për vazhdimin e afarizimit të ndërmarrjeve minerare, si dhe  zingjirit në ndërtimtari të lartë dhe atë të ulët.

 KPMM-ja  do të vazhdoj të ruaj këtë kontinuitet të punës, i cili do të refelektoj  pozitivisht në ekonomin e vendit si të domosdoshme  për momentet qe po kalojm.

 Janë realizuar edhe katër minime ne minierat nëntokësorë të Plumb-Zinkut në pjesën veriore të vendit, në minierat Bello Berdo dhe Cërnac.

Vlen të theksohet se përcjellja e explozivit gjithmonë bëhet nga Departamenti i Sigurisë Publike (DPS) në kudër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike me aprovimin e KFOR-it kurse aprovimi dhe monitorimi i minimeve nga Inspektorët e KPMM-së. Realizimi i minimeve bëhet nga kompanitë minuese te licencuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Janë duke u inspektuar edhe të gjitha operimet e jashtë ligjshme në Republikën e Kosovës.

Minierat me të mëdha për nga numri i punëtoreve dhe kapaciteti i prodhimit si: “Trepça”SH.A, KEK-u, “Newco Ferronikeli Complex” LLC dhe “Sharr Cem” janë duke vazhduar prodhimin, andaj inspektorët e KPMM-së janë duke monitoruar dhe mbështetur aktivitetin e tyre dhe sipas nevojës do të asisitojnë konform detyrave dhe përgjegjësive ligjore.

KPMM si kontribues i tretë në Buxhetin e vendit me rreth 31 milion euro vjetore, gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka realizuar të hyra rreth 7,925,121.38 euro,që në krahasim me tre mujorin e vitit 2019 janë për 8,5% më të larta.

"Ju bëjmë me dije se, KPMM-ja do të vazhdojë punën, konform vendimeve të Qeverisë, përkatësisht Vendimit të Bordit dhe nën Mbikqyrjen e Shtabit Emergjent, për të mundësuar kontinuitetin e prodhimtarisë në industrinë minerare, dhe kështu duke mbështetur ekonominë e vendit përmes sektorëve, me çrast bëhet  ruajtja e prodhimtarisë në sektorët kyç", thekson KPMM. 

#Rri N’shpi
#Ruajshëndetintëndëdhetëtjerëve!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)