17 Janar 2022

Kosto e ndërtimit në Kosovë shënon rritje për 3.3 për qind

Prishtinë, 8 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë (TM3) 2021.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3.3 për qind në TM3 2021, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2021.

Rritje më të madhe kishte te: energjia (13.4 për qind); transporti (6.7 për qind); materialet (3.6 për qind); kostot e tjera (1.6 për qind); makineritë( 0.9 për qind); dhe pagat (0.8 për qind).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2021 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2020) Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 15.2 për qind.

Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: materiale (20.5 për qind); energji (17.0 për qind); kostot e tjera (4.3 për qind); makineri (3.4  për qind); dhe paga (2.3 për qind).

Ngritja e çmimeve u neutralizua kryesisht me uljen e çmimeve te transporti (-2.8 për qind).

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2022

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Projektligjin pÑ‘r Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaka. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton zbatimin e Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)
    
- Federata e Boksit e Kosovës shpallë më të mirët e vitit 2021. (Hotel Sirius, ora 12:00)