19 Prill 2024

Kompania ruse e naftës "Lukoil" shënon rënie me 73.5 për qind

Moskë, 25 nëntor - Fitimet e kompanisë së dytë më të madhe të prodhimit të naftës ruse Lukoil u ulën në tremujorin e tretë të vitit 2020 me 73.5 për qind në 50.4 miliardë rubla, (afro 664 milionë dollarë) krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019, njoftoi kompania.

Kompania kishte regjistruar 190.4 miliardë rubla fitime në të njëjtin tremujor të vitit 2019.

Për më tepër, Lukoil ktheu një humbje në fitim në periudhën korrik-shtator falë rritjes së çmimit të naftës, krahasuar me humbjen prej 18.7 miliardë rubla në tremujorin e mëparshëm.

Të ardhurat e ndërmarrjes ruse gjithashtu ranë në tremujorin e tretë të vitit 2020 me 25.4 për qind në 1.46 trilionë rubla, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

"Rritja i atribuohej kryesisht çmimeve më të larta të hidrokarbureve, prodhimit më të lartë të produkteve të rafinuara në rafineritë e grupit si dhe vëllimeve më të larta të tregtisë dhe shitjeve me pakicë", thuhet në deklaratë.

Lukoil theksoi se ka ulur prodhimin e saj të naftës me rreth 310 mijë fuçi në ditë në përputhje me marrëveshjen me një numër vendesh prodhuese të naftës, përfshirë anëtarët e OPEC-ut dhe Rusinë, të nënshkruar në prill të këtij viti.

Kompania tha se rriti prodhimin e saj të brendshëm të naftës së papërpunuar në korrik me afërsisht 20 mijë fuçi në ditë pasuar nga një rritje në gusht me rreth 60 mijë fuçi në ditë.

Prodhimi i naftës bruto të kompanisë u zvogëlua gjithashtu në disa projekte ndërkombëtare. Kjo ishte e dukshme veçanërisht në Irak, ku kishte një rënie prej afërsisht 70 mijë fuçi në ditë duke filluar nga 1 maji 2020 dhe më tej ra me 50 mijë fuçi në ditë shtesë nga mesi i qershorit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)