19 Prill 2024

KFOR-i Amerikan dhe Italian mbështesin KRU ''Prishtina''

Prishtinë, 2 korrik - Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” gjatë ditës së sotme e vizituan përfaqësues të LMT nga KFOR-it Amerikan-Italian.

Sokol Xhafa u.d. kryeshef ekzekutiv shprehu falënderim të veçantë për interesimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të realizimit të projekteve  investive, që ndërlidhen me mirëqenien e  qytetarëve të vendit.

Përgjatë kësaj vizite ata u njoftuan  me të gjitha aktivitetet e kompanisë, duke u nisur nga furnizimi me ujë të pijshëm në tetë komunat e menaxhuara nga kjo kompani (me theks periudha e pandemisë dhe vapës së madhe), nivelet e ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci, problemet në rrjetin primar, sekondar dhe terciar të ujësjellësit dhe rehabilitimin e tyre, donacionet /grantet, shkalla e arkëtimit, investimet kapitale, rrjetin e ujërave të zeza , etj.

Përfaqësuesit  e LMT të KFOR-it  Amerikan dhe Italian, u shprehën të gatshëm për bashkëpunim të mëtejmë dhe falënderuan kryeshefin Xhafa për pritjen dhe gatishmërinë për të diskutuar rreth  investimeve infrastrukturore dhe vlerësuan  përkushtimin e tij në realizimin e objektivave për t’u ofruar shërbime gjithnjë e më cilësore konsumatorëve në zonat operative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)