20 Shtator 2021

Indeksi i kostos së ndërtimit rritet për 6.3 për qind

Prishtinë, 8 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë (TM2) 2021.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati një rritje për 6.3% në tremujorin e dytë (TM2) 2021, krahasuar me tremujorin e parë (TM1) 2021.

Rritje më të madhe kishte te: materialet (8.6%); pagat (0.8 %); kostot e tjera (0.7%); dhe makineritë (0.6%).

Derisa, rënie e çmimeve vërehet te energjia (-1.4%).

Ndërkaq, kur krahasohet TM2 2021 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, TM2 2020,  indeksi i kostos së ndërtimit pati rritje për 12.1%. Kjo ngritje e indeksit, kryesisht u vërejt te: materialet (17.0%); energjia (5.9 %); makineritë (2.8%); kostot e tjera (2.1%); dhe pagat (0.6%).

Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen  e çmimeve te transporti (- 6.6%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2021 - Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë raportin analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”, të shkruar nga David JJ Ryan në emër të RrGK-së. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Organizata Admovere mban tryezë diskutimi me temën: “Strategjitë e Arsimit të Lartë në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali. (Kabineti i kryetarit, ora 11:45 - Mediat mund të marrim pamje në fillim të takimit)  

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut shënon Ditën Ndërkombëtare të Paqes përmes një instalacioni i cili do të vendoset pranë “New Born”. (Pranë monumentit “New Born”, ora 12:00)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë themelon grupet punuese për projektligjet të cilat kanë kaluar leximin e parë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet  Zëvëndeskryeministërin Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës  nga Lëvizja Vetëndosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, së bashku me nenkryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca do të vizitojne fshatin Hasi I - Gjonaj. (Vendtakimi në oborrin e ambulantës, ora 18:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Norvegji në konkurrencën e femrave. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)