04 Dhjetor 2022

Hapet në Gjermani një fabrikë e prodhimit të vajgurit sintetik

Berlin, 10 tetor - Një fabrikë e re, e cila synon të pakësojë sasinë e dioksidit të karbonit të çliruar nga industria e aviacionit është hapur në qytetin gjerman të Verltes.

Fabrika do të prodhojë vajguri sintetik, një substancë që nuk emeton dioksid karboni dhe mund të përdoret si karburant për avionët.

Ministrja gjermane e Mjedisit thotë se deri në vitin 2045 ky projekt do ta bëjë të mundur uljen pothuajse në zero të sasisë të dioksidit të karbonit të emetuar nga industria e aviacionit.

Zyrtarët gjermanë thanë gjatë ceremonisë së hapjes së fabrikës më 5 tetor se ajo është uzina e parë komerciale në botë e prodhimit të vajgurit sintetik, një lloj karburanti miqësor ndaj klimës.

Aviacioni shkakton aktualisht rreth 2.5% të totalit të dioksidit të karbonit të emetuar në botë, që kontribuon në ngrohjen globale.

Ndërsa format e tjera të transportit po elektrizohen gjithnjë e më shumë, sfida për të prodhuar aeroplanë të mëdhenj me bateri është e madhe.

Fabrika në Verlte, pranë kufirit veriperëndimor të Gjermanisë me Holandën, do të përdorë ujë dhe energji elektrike nga katër centralet me erë aty pranë për të prodhuar hidrogjen.

Në një proces që përdoret prej shekujsh, hidrogjeni kombinohet me dioksid karboni për të prodhuar naftë bruto, e cila më pas mund të rafinohet në karburant avioni.

“Atmosfair”, një organizatë jo-fitimprurës gjermane po punon në këtë projekt.

"Vajguri sintetik është në thelb një lloj hidrokarburi, pra një kombinim hidrogjeni dhe karboni përmes një procesi sintezeje", thotë Dietrich Brockhagen , shefi ekzekutiv i organizatës “Atmosfair”.

Organizata “Atmosfair” thotë se djegia e vajgurit sintetik lëshon të njëjtën sasi të dioksidit të karbonit në atmosferë me atë që është hequr më parë gjatë procesit të prodhimit të këtij karburanti.

Sasia e karburantit që fabrika mund të prodhojë duke filluar në fillim të vitit të ardhshëm është modeste: vetëm tetë fuçi në ditë, ose rreth 1270 litra karburant avioni.

Kjo do të ishte e mjaftueshme për të funrizuar një aeroplan të vogël pasagjerësh çdo tre javë.

Kjo është një sasi shumë e vogël që nuk mund të plotësojë nevojat e industrisë së aviacionit, që para pandemisë arritën në 359 miliardë litra karburant avioni në vit. Por, organizata “Atmosfair”, thotë se qëllimi i saj është të tregojë se procesi është teknologjikisht i realizueshëm. Pas zgjerimit të kapaciteteve prodhuese ky lloj karburanti mund të plotësojë të gjitha nevojat e botës dhe mund të jetë ekonomikisht i qëndrueshëm, thanë drejtuesit e organizatës.

"Përmes energjisë diellore të lirë, në të ardhmen mund të jetë i mundur prodhimi i lëndëve djegëse elektronike që janë po aq të lira sa karburantet fosile sot", thotë Falko Ueckerdt, ekspert në Institutin e Studimit të Ndikimit të Klimës në Potsdam.

Fillimisht çmimi i vajgurit sintetik i prodhuar në Verlte do të jetë shumë më i lartë se ai i karburantit të zakonshëm të avionëve, megjithëse organizata “Atmosfair” nuk pranoi të zbulonte çmimin për klientin e saj të parë, kompaninë ajrore gjermane Lufthansa.

Shefi ekzekutiv i organizatës “Atmosfair”, Dietrich Brockhagen, thotë se ulja e çmimit në rreth 5.80 dollarësh për litër është diçka që mund të arrihet.

"Ky projekt është shumë i rëndësishëm sepse ai tregon se mund të jemi miqësor ndaj klimës, mund ta ulim në zero sasinë e diokisidid të karbonit të çliruar nga industria e aviacionit deri në vitin 2045", tha ministrja gjermane e Mjedisit, Svenja Schulze në ceremoninë e hapjes së fabrikës.

Zonja Schulze e pranoi se Gjermania mund të mos jetë vendi ideal për të prodhuar sasi të mëdha të karburantit elektronik. Por ajo tha se pavarësisht faktit se vendet e tjera kanë energji diellore më të lirë, për shkak të numrit më të madh të ditëve me diell, ky projekt mund të krijojë mundësi të reja eksporti për Gjermaninë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2022

- Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të nënshkruajë marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus organizojnë tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet lidhur me “Reforma në Drejtësi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Kabineti i Presidentes,ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-it dhe UN Volunteers shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Parashkrimi i Korrupsionit”, i cili është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bënë sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt do të mbajë panelin e diskutimit dhe aktivitetin ‘Dita e Vullnetarizmit’ me qëllim të promovimit dhe diskutimit rreth punës vullnetare, nevojave të vullnetarëve dhe aktiviteti i tyre në këtë komunë. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00)

- Lëvizja FOL në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike". (Hotel Sirius, ora 15:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ora 15:45)