29 Mars 2024

Filloj punën Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU ”Prishtina”

Prishtinë, 30 qershor - Gjatë ditës së sotme, në zyret e drejtorisë së KRU ” Prishtina ” sh.a. u mbajt takimi konstituiv në mes të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe zyrtarëve më të lartë të kompanisë.

Sokol Xhafa U.D i kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarët e tjerë i uruan mirëseardhje dhe suksese në punën e tyre.

Në këtë takim, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve i kryesuar nga znj. Nora Tafarshiku, u njoftuan  më për së afërmi me çështje të ndryshme si, orientimet dhe objektivat zhvillimore të kompanisë, rezultatet e deritanishme të arritura përgjatë viteve të kaluara, gjendja ekzistuese e parmetrave financiar dhe operativ, direktivat evropiane për ujin e pijshëm dhe ujërave të zeza, furnizimi me ujë në vapën më të madhe, arkëtimi dhe faturimi, etj.

Ata janë të gatshëm që do të punojnë dhe ndihmojnë  pandalshëm, në përmbushjen e vizionit dhe misionit të ndërmarrjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)