11 Gusht 2022

Çmimet e prodhuesve industrial në Eurozonë rrite për 36 për qind

Bruksel, 5 korrik - Sipas të dhënave të zyrës statistikore të Komisionit Evropian (Eurostat), çmimet e prodhuesve industrial në Eurozonë janë rritur për 36,3 për qind, ndërsa në Bashkimin Evropian (BE) për 36,4 për qind.

Sipas një deklarate nga 'Eurostat', në baza mujore çmimet u rritën për 0,7 për qind në Eurozonë dhe 0,8 për qind në bllokun evropian prej 27 anëtarësh.

Energjia ishte sërish faktori kryesor në rritjen e çmimeve, e cila në të dyja zonat evropiane pothuajse u dyfishua në krahasim me një vit më parë.

“Çmimet e prodhuesve industrialë në Eurozonë në maj të vitit 2022, krahasuar me majin e vitit 2021, janë rritur për 94,4 për qind në sektorin e energjisë, 25 për qind për produktet gjysmë të gatshme, 12,3 për qind për mallrat me afat të kufizuar të konsumit të gjerë, 9,1 për qind për produktet afatgjate të konsumit të gjerë dhe 7,5 për qind për mallrat kapitale”, njoftoi Eurostat.

Eurozona është një bashkim monetar që bashkon 19 nga 27 vendet anëtare të BE-së që përdorin monedhën e përbashkët evropiane, euron.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)