07 Maj 2021

ASK publikon Indeksin e Kostos të Ndërtimit

Prishtinë, 12 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt (TM4) 2020.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 1.1% në TM4 2020, krahasuar me TM3 2020. Rritje më të madhe kishin: materialet ( 2.2%); energjia (1.6%); makineritë (0.6%) etj..

Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te: transporti (- 8.8%); pagat (-0.6%); dhe kostot e tjera (-0.1%).

Ndërkaq, krahasuar TM4 2020 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2019), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati një rritje prej 1.1%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: materialet (2.3%); energjia (1.9%); dhe makineritë (1.9%).  

Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te: transporti (-7.1%), pagat 

(-2.5%); dhe kostot e tjera (-0.7%).

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN), vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)