24 Janar 2022

Industri

Alstom do të punësojë 7.500 persona

Paris, 21 janar - Prodhuesi francez i trenave të shpejtë "Alstom" njoftoi se këtë vit do të punësojnë 7.500 persona në mbarë botën. Kompania njoftoi se 1.000 persona do të punësohen në punë inxhinierike dhe sinjalizuese... Lexo

Toyota lidere e shitjeve në SHBA

Washington, 5 janar - Toyota ia kaloi General Motors (GM) si kompani prodhuese që ka shitur më shumë automjete të reja në SHBA në vitin 2021. Toyota vitin e kaluar... Lexo

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2022

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton raportin vjetor të punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Fakultetit të Edukimit bëhet Lansimi i projektit të bashkëpunimit midis Fakultetit të Edukimit dhe institucioneve arsimore në hulumtime shkencore. (Fakultetin e Edukimit. ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione bën shqyrtimin e peticioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvendit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)  

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Veriut, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Kuvendi i Kosoves mban seancë e jashtëzakonshme në të cilën do tëmbahet debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, takojnë Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. (Komuna e Prizrenit, ora 12:00)
 
- Zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, takojnë Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës, ora 14:30)

- Në kuadër të Fetivalit të Dramës "Talia e Flakës" shfaqet Aroma e Henës nga Mehmet Kraja. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 18:00)