16 Prill 2024

Zvicrra jep 10 milion franga për sektorin e energjisë në Kosovë

Prishtinë, 14 dhjetor - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ministrja e Energjisë dhe Minierave , Justina Shikora- Pula dhe ambasadori  zviceran në Prishtinë,  Lukas Berliger, sot kanë nënshkruar  Memorandumin e  Mirëkuptimit të amandamentuar për Projektin e Trafostacionit të Gjilanit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Zvicrës.

Pas nënshkrimit të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala, i është  falënderuar  shtetit dhe popullit zviceran për ndihmën e vazhdueshme për shtetin e Kosovës.

“Ashtu siç ka qenë e planifikuar ne nënshkruam amandamentimin e një marrëveshje që është nënshkruar  në vitin 2008 për financimin e projekteve në sektorin e energjisë. Ky amandamentim përfshinë një shumë prej 10.2 milionë franga zvicerane të cilat do të implementohen në zonën e Gjilanit për të përmirësuar sektorin e energjisë”, ka thënë ministri Shala.

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka Pula  e ka cilësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm për rajonin e Gjilanit.

“Kemi të bëjmë me një projekt shumë të rëndësishëm për rehabilitimin e infrastrukturës në sektorin e energjisë, në ndërtimin e nënstacionit Gjilani 5. Ky nuk është i vetmi projekt që kemi bashkëpunuar me shtetin zviceran, ne kemi edhe shumë projekte  tjera në proces  të cilat mendojmë që në të ardhmen që do t’i realizojmë”.

Ndërsa , ambasadori  zviceran në Prishtinë, Lukas Berliger tha  se ky projekt është vazhdimësi e përpjekjeve të qeverisë zvicerane për të kontribuar në përmirësimin e  infrastrukturës, por edhe të shërbimeve në fushën e energjisë dhe ujit.

 “Për tu kontribuar këtyre përpjekjeve qeveria zvicerane pret  nga akterët e tjerë që edhe ata të marrin  pjesë në këto projekte, në mënyrë që të sigurohet që problemi i sektorit të energjisë mos të mbetet  problem për Kosovën”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)