25 Prill 2024

ZRRE vendos në konsultim publik bilancin e energjisë elektrike për vitin 2022

Prishtinë, 10 dhjetor - Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në konsultim publik draftin e Bilancit vjetor të energjisë elektrike për vitin 2022.

Ky Bilanc është hartuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut  KOSTT në pajtim me Ligjin   Nr. 05/L-081 për Energjinë si dhe dokumentin Rregulla dhe metodologjia për përgatitjen e bilanceve tÑ‘  energjisÑ‘ elektrike.

Bilanci vjetor i energjisë elektrike paraqet planin vjetor të  shpenzimit të energjisë elektrike në raport me energjinë elektrike në dispozicion.

Bilanci vjetor i energjisë elektrike bazohet në nevojat e planifikuara të konsumit të energjisë elektrike për vitin 2022, i cili është parashikuar të furnizohet nga gjenerimi vendor dhe importi i energjisë elektrike. Po ashtu në bilanc parashikohet edhe eksportimi i tepricave të energjisë elektrike.

Bilancit vjetor i energjisë elektrike, përmban të dhëna dhe informata nga të gjitha palët relevante të përfshira në tregun e energjisë elektrike dhe do të aprovohet nga Bordi i ZRRE, pas përfundimit të konsultimit publik me të gjitha palët e interesuara.

ZRRE fton të gjithë të interesuarit që komentet e tyre rreth këtij Bilanci, ti paraqesin me shkrim, deri me 24 dhjetor 2021, në adresën [email protected].  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)