25 Prill 2024

ZRRE miraton planin dhjetë vjeçar të Ngrohtores së Gjakovës

Prishtinë, 19 nëntor - Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur sot seancën e tij të VII-të me radhë për këtë vit.

Në këtë seancë Bordi ka shqyrtuar dhe ka miratuar Planin Zhvillimor dhjetë vjeçar (2022-2031) të  Ngrohtores së Qytetit Sh.A me seli në Gjakovë.

Plani zhvillimor i rrjetit të shpërndarjes së energjisë termike i kompanisë Ngrohtorja e Qytetit të Gjakovës përmban masat dhe planifikimet në mënyrë që të garantohet përshtatshmëri e sistemit dhe siguri e furnizimit me ngrohje për konsumatorët kyçur në këtë sistem.  

Ky plan do të publikohet në faqen zyrtare të ZRRE dhe to të sillet për rishikim vitin e ardhshëm.

Bordi i ZRRE gjithashtu ka marrë vendim për lëshimin e licencave të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë termike për  Ngrohtoren e Qytetit Sh.A, në Gjakovë.

Subjekt i vendimmarrjes së Bordit ka qenë edhe aprovimi i kërkesës për marrje të autorizimit për prodhimin e energjisë nga panelet solare për VET – KONSUM, nga Personi Juridik “FORMA” SH.P.K. në kapacitet prej 100 kW.

Po ashtu pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)