29 Mars 2024

ZRRE licencon Parkun me Erë “Selac 2”

Prishtinë, 13 dhjetor - Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur sot seancën e tij të VIII-të me radhë për këtë vit.

Në këtë seancë, Bordi i ZRRE pas shqyrtimit ka marrë vendim që t’i lëshojë Licencën për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë, nga Parku me Erë “Selac 2”, ndërmarrjes Sowi Kosovo L.L.C,  në kapacitet prej 34.47 MW.

Ndërmarja kosovare-gjermane-izraelite ‘SOWI Kosovo’ ka ndërtuar tashmë tri projekte të prodhimit të energjisë elektrike nga era në komunën e Mitrovicës, me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 MW. Pas vendimit të sotëm të Bordit, janë dy projekte të kompanisë “Sowi Kosovo” që kanë marrë licenca për prodhim.

Projekti i parë prej 34.47 MW ka filluar prodhimin në tetor të këtij viti. I dyti, apo projekti i licencuar sot, së shpejti do të fillojë prodhimin dhe gjatë këtij muaji po ashtu pritet edhe licencimi i projektit të tretë.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)