28 Mars 2024

ZRRE hap tenderin për shprehjen e interesit për furnizimi me energji elektrike

Prishtinë, 4 tetor - Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), sot ka mbajtur seancën e tij të dytë (II) për këtë vit.

Në këtë seancë, Bordi ka vendosur që të hapet procesi i tenderit për shprehjen e interesit për ofrimin e shërbimit të furnizimit të garantuar me energji elektrike.

Ky shërbim, sipas ligjeve në fuqi, duhet të ofrohet kur një furnizues me pakicë  falimenton ose nuk është më i licencuar, ose kur një konsumator i parregulluar nuk ka arritur të ripërtërijë kontratën e tij ose të hyjë në një kontratë të re furnizimi.

Sipas Ligjit për Energji Elektrike, Furnizimi i garantuar është shërbim i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60 ditësh dhe i nënshtrohet çmimeve të përcaktuara në përputhje me Rregullën dhe metodologjinë për furnizuesin e mundësisë së fundit.

Po ashtu Bordi ka marrë vendim që të aprovoj kërkesat e operatorit “KEK” SH.A për prodhim të energjisë elektrike nga Termocentrali “Kosova” A dhe atë të kompanisë “GSA ENERGJI” SH.P.K për vazhdim të licencës për furnizim.

Vendimi për Termocentrali “Kosova” A  është marrë duke u bazuar në përmbushjen e obligimeve për siguri të furnizimit nacional me energji elektrike, si dhe mbështetur në vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit.

Si pjesë e shqyrtimit nga Bordi në këtë seancë ka qenë edhe kërkesa e shoqërisë “Matkos Group” SH.P.K për modifikim të Autorizimit final, të cilën Bordi e ka aprovuar që të modifikohet kapaciteti i instaluar nga 5.031 MW në 4.9 MW.

Po ashtu janë aprovuar Rregullat e përbashkëta të barazimit përfundimtar për shkëmbimet e qëllimshme dhe ato të paqëllimshme të energjisë elektrike, si rezultat i procesit të rregullimit stabilizues të frekuencës dhe periodës së ndryshimit. Këto rregulla janë në përputhje me Nenet 50 (3) dhe 51 (1) të Rregullores së Komisionit (BE) 2017/2195, të 23 nëntorit 2017, për krijimin e një udhëzuesi për balancimin e energjisë.

Metodologjia për Vlerësimin e NTC Kosovës  (NTC/ Net Transfer Capacity) në Linjat Interkonektive të Kosovës ka qenë gjithashtu subjekt i aprovimit të sotëm nga Bordi. Ky dokument i referohet kalkulimit të kapacitetit të transmetimit për kushtet e importit apo eksportit nga linjat interkonektive të Kosovës dhe do të  zbatohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (KOSTT) në kalkulimet vjetore, mujore dhe ditore të kapaciteteve transmetuese të linjave interkonektive me sistemet fqinje.

Në këtë seancë është vendosur që të publikohet edhe Regjistri kombëtar i pjesëmarrësve të tregut, veprim ky i bazuar në nenin 7 (3) të Rregullës për Integritetin dhe Transparencën e Tregut të Energjisë me Shumicë (REMIT), çka e bënë rregullatorin një nga dy rregullatorët e parë në Komunitetin e Energjisë që po bënë publike këto regjistra duke treguar një përkushtim të shtuar në rritje të transparencës.

Nga Bordi janë aprovuar edhe tetë (8) kërkesa të konsumatorëve për marrje të autorizimit për vendosje të paneleve solare për VET – KONSUM të energjisë elektrike në një kapacitet të përgjithshëm prej 220.16 kW, si dhe janë shqyrtuar tri (3) ankesa të konsumatorëve.

Po ashtu pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)