27 Janar 2023

Votohet pro vazhdimit të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E

Prishtinë, 25 gusht - Sot u përmbyll me sukses votimi për vazhdimin e Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E nga Grupi Regjional i Evropës Kontinentale (RGCE), trup i ENTSO-E.

Pas përfundimit të afatit dy vjeçar, vazhdimi i Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E u përkrah uninanimisht nga ana e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Evropës Kontinentale, nënshkruese të marrëveshjes.

Me këtë, KOSTT (Kosova) vazhdon operimin e pavarur si zonë rregulluese në kuadër të Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë, pjesë e zonës sinkrone të Evropës Kontinentale të ENTSO-E.

Me këtë rast, U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Sabri Musiqi theksoi “Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën. Falënderoj të gjitha OST-të e Evropës Kontinentale pjesëmarrëse në votim për përkrahjen. Ky besim nga homologët tanë evropian nuk është sinjal për relaksim por obligim i të gjithë akterëve të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës për të kontribuar në funksionimin e sistemit në përputhje me standardet e parapara teknike. KOSTT si palë kontraktuese me ENTSO-E është e përkushtuar në përmbushjen strikte të të gjitha obligimeve që dalin nga Marrëveshja dhe për të kontribuar në sigurinë e operimit të sistemit rajonal të energjisë elektrike, si detyrë primare e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit.”

Në bazë të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E, Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës/KOSTT përfundimisht u pavarësua nga Blloku SMM (Serbi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut) dhe më 14 dhjetor 2020 filloi operimin si zonë e pavarur rregulluese në kuadër të Bllokut Shqipëri-Kosovë, zona sinkrone e Evropës Kontinentale të ENTSO-E.

Kjo Marrëveshje ishte një nga të arriturat historike për shtetin e Kosovës dhe çelësi i progresit shumë-dimenzional për KOSTT dhe Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës në përgjithësi.

Nga dhjetori i vitit 2020:

Për herë të parë në historinë e sektorit të energjisë të Republikës së Kosovës filloi alokimi i kapaciteteve interkonektive (ndërshtetërore) nën mbikëqyrje nga KOSTT dhe inkasimi i të hyrave nga shitja e tyre

Përfundimisht pas më shumë se 4 vitesh nga përfundimi i ndërtimit u funksionalizua nga aspekti komercial linja interkonektive e tensionit të lartë 400kV Kosovë-Shqipëri. Investim i përbashkët me Bankën Gjermane për Zhvillim-KfW.

U krijuan kushtet për zhvillimin e proceseve të nevojshme drejt funksionalizimit të Bursës Shqiptare të Energjisë-ALPEX - Një institucion i rëndësishëm për zhvillimin e tregut konkurrues të energjisë elektrike për të dyja vendet Kosovë dhe Shqipëri.

Marrëveshja e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E e votuar sot ka afat dy vjeçar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)