06 Gusht 2021

Vërshimet në Gjilan shkaktuan dëme në vlerë prej 1.5 milion euro

Gjilan, 18 janar –  Vërshimet në Gjilan shkaktuan dëme të mëdha në sektorin privat dhe sipas vlerësimit preliminar kosto e kalon shifrën 1.5 milion euro, ka bërë të ditur sot kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.

Për këta, tashmë Komuna e ka njoftuar Qeverinë e Kosovës.

“Punët e tona që i kemi bërë në lumin Mirusha dhe Morava, kanë bërë që parandalohen vërshimet e përmbytjet. Vetëm dalja ujit nga shtrati i lumit Stanishorka është problem, i cili vjen prej Novobërdës dhe kalon përskaj Dheut të Bardhë, në lagjen 2 Korriku, Lagjja e Tregut, të Bahqës së Qytetit dhe livadheve të Malishevës. Dëmi në sektorin privat e kalon shifrën e 1.5 milion euro dhe ne e kemi bërë paraqitjen e parë në Qeveri”, ka thënë Haziri.

Haziri ka kërkuar nga qytetarët e prekur që të bashkëpunojnë me Komisionin, në mënyrë që të bëhet vlerësimi i drejt.

“Komisioni komunal sot është duke e bërë vlerësimin për dëmin në sektorin e ekonomisë se sa kanë pasur ndikim vërshimet dhe sa është dëmtuar ky sector. Pasi të kompletohet dosja në sektorin privat, në ekonomi dhe bujqësi, shumë shpejt do ta dërgojmë në Qeveri, me kërkesën për zhdëmtim”, tha Haziri, të hënën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)