18 Tetor 2021

Vdes aksidentalisht qytetari që po bënte rikyçjen ilegale

Prishtinë, 11 maj - Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se dje, rreth orës 20:00 qytetari Azem Buzhala ka humbur jetën tragjikisht pasi kishte rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte ngjitur në shtyllën e tensionit 0.4 kV (kilovolt) në lagjen Ortakoll të Qytetit të Prizrenit.

Qytetari i ndjerë në momentin e aksidentit kishte shkuar që të bëjë rikyçjen e energjisë elektrike në mënyrë ilegale tek konsumatorët Fikrije Imeri me shifër 14467 dhe borxh 2,417€ dhe Ahmet Brahimaj me shifër 14469 dhe borxh 2,662€, të cilët KEK-u i kishte shkyçur nga rrjeti elektrik më herët për shkak të borxheve të sipër-shënuara.

Fillimisht qytetari i ndjerë është ngjitur me kambaleca në shtyllë, të cilët kanë mbetur në shtyllë të drurit me rastin e aksidentit, ndërsa për pak minuta është parë edhe Platforma e cila bën mirëmbajtjen e ndriçimit publik të Qytetit të Prizrenit duke e zbritur nga shtylla eklektrike qytetarin e aksidentuar. Të gjitha këto janë të inçizuara nga Policia e Kosovës me rastin e aksidentit. Ky rast është duke u hetuar nga Policia.

Kjo nuk është hera e parë që Platforma për mirëmbajtjen e ndriçimit publik të Qytetit të Prizrenit bën veprime të tilla. Të njëjtën më herët Distrikti i Prizrenit të KEK-ut e kishte kapur duke bërë rikyçje ilegale dhe e kishte paraqitur në polici.

Në mënyrë që rastet e tilla tragjike të mos ndodhin në të ardhmen dhe të respektohet plotësisht ligji, KEK sh.a. apelon fuqishëm tek të gjithë konsumatorët që të mos bëjnë rikyçje ilegale pas shkyçjeve nga ana e korporatës, por t’i kryejnë obligimet dhe rikyçjen e bën në mënyrë legale KEK-u.

KEK sh.a. ndjenë keqardhje për humbjen e jetës së qytetarit në fjalë dhe ngushëllon familjen e të ndjerit. Dhe në fund, edhe njëherë u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të evitojnë aksidentet e tilla të panevojshme dhe të mos manipulojnë me asetet e Korporatës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë