26 Shtator 2021

U inaugurua investimi në TS Prishtina 2

Prishtinë, 21 korrik - Është bërë inaugurimi dhe lëshimi në punë i transformatorit të zgjeruar në trafostacionin 110/10 kV Prishtina 2. Tash, ky trafostacion nuk do të ketë më mbingarkesë.

“Mbësthes plotësisht KEK-un për investime të tilla të qëlluara prej të cilave përfitojnë direkt qytetarët”, tha ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka- Pula. “Me anë të këtij investimi do të eliminohen fytet e ngushta, sikurse shërndarja e energjisë elektrike do të jetë më e lehtë”, shtoi Pula.

Investimi kap vlerën prej 1 milion eurosh dhe është bërë nga mjetet vetanake të KEK-ut, sikurse edhe punët janë kryer nga vetë punëtorët e korporatës. “KEK i ka prioritet konsumatorët. Për t’u ofruar shërbime më kualitative po bën investime në rrjetin e shpërndarjes anëkend vendit.”, tha Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut.

„ KEK po punon për ndërtimin e nënstacionit 110 kV (kilovolt) Vaganicë në Distriktin e Mitrovicës, Prishtina VI dhe Gjilani V. Nga këto projekte do të përfitojnë direkt konsumatorët, sikurse do të vazhdojë rritja e vlerës së aseteve”, shtoi Gjukaj.

Ngarkesa në TS Prishtina 2 në sezonin dimëror ka qenë për 10 për qind më e madhe se fuqia e instaluar e këtij trafostacioni 2x31.5 MVA  (megavolt amper).Kjo, dhe rritja e vazhdueshme e konsumit kanë qenë arsyet  kryesore për rritjen e kapacitetit të këtij TS. Është bërë furnizimi  me transformator energjetik 63 MVA me gjithë pjesët rezervë me tension 110/10 kV. Përgatitjen e bazamentit, instalimin dhe testimin e  mbrojtjes, komandimit dhe  sinjalizimit si dhe dhe ndërtimin e  zbarave i kanë kryer vetë  punëtorët e Departamenteve   të Divizionit të Shpërndarjes.

Fuqia e instaluar e TS Prishtina 2 110/10 kV  tani  është 94.5 MVA dhe me këtë është eliminuar fyti i ngushtë në këtë trafostacion për 15-20 vjetet e ardhshme.

Ky nuk është projekti i vetëm kapital i kryer sivjet në Rrjetin e Shpërndarjes. Gjatë 2010 investime janë kryer edhe në TS Preishtina 1, sikurse është bërë zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit në Distriktin e Mitrovicës, në Fushë Kosovë dhe në shumë zona për t’u eliminuar fytet e ngushta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2021

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. (Sheshi "Skënderbeu", ora 8:50 - Mediet të jenë të pranishme më së largu, ora 8:10)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-22 kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën "Dëshmorët e Kabashit" në Korishë. (Korishë, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në zbulimin e emrit të ri të shkollës "Lekë Dukagjini" në "Gani Saramati". (Objekti i shkollës, ora 9:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20 - Mediat e akredituara duhet të jenë më së largu në ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në zbulimin e emrit të ri të shkollës "Abdyl Frashëri" në "Rexhep Hyseni". (Objekti i shkollës, ora 10:15)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën "Dëshmorët e Zhurit" në Zhur. (Zhur, ora 11:15)

- Konstituohet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Kuvendi i Sociologjisë në kuadër të Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës organizon promovimin e librit të Gëzim Selacit, "Legjitimiteti politik në Kosovë". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave ndërtimit të shkollës së re “Zef Lush Marku” në Velezhë. (Velezhë, ora 12:00)

- Drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Sevil Liman Kazaz do të bëjë prezantimin e raportit të punës 4 vjeçar të kësaj drejtorie. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 14:00)