25 Prill 2024

Turqia negocion me tri shtet për ndërtimin e centralit berthamor

Stamboll, 14 prill - Ministri i Energjitikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Taner Jëlldëz, tha se punimet për ndërtimin e centralit të ri të fuqisë nukleare do ti zhvillojnë me tre vende.

“Vizita që realizuam në Kinë ishte më produktive se sa e kishim parashikuar. Punimet që jemi duke bërë për ndërtimin e centralit të ri bërthamor do ti zhvillojmë bashkë me Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën. Do të përzgjidhet ai që do të jetë më i përshtatshëm me interesat e vendit tonë”, deklaroi Jëlldëz.

Ministri Jëlldëz tha se centralet nukleare do të jenë sipas standardeve të përcaktuara nga Agjencia Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore dhe Bashkimi Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)