29 Mars 2024

Turqia, Greqia dhe Italia pajtohen për ndërtimin e gazsjellësit

Ankara, 21 qershor - Turqia, Greqia dhe Italia kanë hedhur firmën për ndërtimin e një linje të re gazsjellëse.

Ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Taner Jëlldëz (Taner Yıldız) tha se projekti do të jetë plotësues i gazsjellësit Nabucco.

Synohet që me këtë projekt të transportohet për në Greqi dhe Itali afërsisht 10 miliardë m3 gaz natyror që do të sigurohet nga pellgu i Kaspikut.

Ministri turk i Energjetikës, Taner Jëlldëz në fjalën e rastit në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes tha se po të kemi parasysh nevojën që ka Bashkimi Evropian në vit për gaz natyror, që është 200 miliardë m3, shikojmë se sa i nevojshëm është ky projekt për Evropën.

Planifikohet që linja gazsjellëse të fillojë në Azerbajxhan, të kalojë në Gjeorgji dhe Turqi dhe më pas nga Greqia të mbërrijë në Itali përmes Detit Jon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)