28 Mars 2024

Turkmeni, përurohet rafineria e re e gazit natyror

Bruksel, 14 korrik - Turkmenia, një nga prodhueset më të mëdha të gazit natyror në botë, vazhdon t\'i ofrojë tregjeve botërore burime të reja.

Rafineria e gazit natyror, që u ndërtua nga Malajzia në afërsi të qytetit Turkmenbashi, u përurua me një ceremoni shtetërore.

Presidenti i Turkmenisë, Gurbanguli Berdimuhamedov deklaroi se punimet lidhur me hapjen për menaxhim e puseve të reja të gazit natyror po vazhdojnë pa ndërprerje.

Ndërsa Kryeministri i Malajzisë, Naxhip Abdulrazak, i pranishëm edhe ky në ceremoninë e lartpërmendur, tërhoqi vëmendjen se bashkëpunimi me Turkmeninë nuk do të vazhdojë vetëm për prodhimin e naftës dhe gazit natyror, por edhe për marketingun e këtyre produkteve.

Turkmenia, vend ky që më parë përfitonte gaz natyror vetëm prej puse në tokë, tani arrin ta nxjerrë atë edhe nga puset që ka hapur në Detin Kaspik.

Rafineria e porsahapur në afërsi të qytetit Turkmenbashi, do të përpunojë 5 miliardë m3 gaz natyror të nxjerrë çdo vit nga puset në fjalë.

Në të ardhmen synohet që kjo sasi të rritet në 10 miliardë m3.

Aktiviteti i Malajzisë në fushën e naftës dhe gazit natyror të Turkmenisë ka filluar në vitin 1996 dhe deri më tani janë realizuar afro 5 miliardë dollarë investime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)