07 Shkurt 2023

Thellohet bashkëpunimi në mes ESM dhe KEK

Shkup, 28 korrik - Sot është zhvilluar takimi në mes të Elektranave të Maqedonisë së Veriut (ESM) dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në sektorin energjetik ndërmjet dy kompanive shtetërore për prodhim të energjisë elektrike.

ESM dhe KEK kanë filluar të intensifikojnë bashkëpunim për ta tejkaluar më lehtë krizën energjetike dhe situatën për sezonin e ardhshëm të dimrit.

Në takimin e mbajtur në zyrat e ESM-së në Shkup në nivelin më të lartë udhëheqësish, u shqyrtuan mundësitë e shfrytëzimit të thëngjillit nga Kosova në termocentralet e Maqedonisë së Veriut, si dhe mundësia e mbështetjes reciproke ndërmjet dy sistemeve.

Në takim morën pjesë Drejtori Gjeneral i ESM, MSc Vasko Kovaçevski, Bordi Drejtues i ESM, Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Këshilltari në Ministrinë e Ekonomisë së Kosovës, Milot Kelmendi.

Gjatë takimit u konkludua se grupet e punës nga të dy kompanitë shtetërore në kohë sa më të shkurt do të vendosin procedurat për realizimin e bashkëpunimit të dakorduar, si dhe që qeveritë e të dy vendeve, përkatësisht Ministrat e Ekonomisë të njoftohen për hapat e ardhshëm, të cilat janë në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror të dakorduar në pjesën e energjetikës nga Ministrat e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Artane Rizvanoli në dhjetor 2021.

 
    

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)