28 Mars 2024

Termokosi nesër shkyq soliterat në Ulpianë

Prishtinë, 16 dhjetor - Ngrohtorja e qytetit të Prishtinës Termokos ka bërë të ditur së nesër, do të fillohet me shkyçjet kolektive në rajonin e Ulpianës, përkatsisht të njohur si Solitera: P+8/1, P+8/2, P+13/1, P+13/2, P+13/3.

Arsye e shkyçjeve kolektive sipas njoftimit është pagesa shumë e dobët e 283 konsumatorëve të pesë hyrjeve në Solitera, të cilët i kanë borxh “Termokos”, 300,425.00 €.

Borxhi për secilën hyrje është:

 P+8/1      47,882.15€       Pagesa në përqindje:  23.66 për qind

 P+8/2      71,885.77€       Pagesa në përqindje:  25.42 për qind

 P+13/1    62,667.34€       Pagesa në përqindje:  14.85 për qind

 P+13/2    66,667.11€       Pagesa në përqindje:    8.19 për qind

 P+13/3    51,322.98€       Pagesa në përqindje:  24.47 për qind

"Duke ditur gjendjen e vështirë financiare nëpër të cilën po kalon“Termokos” sh.a, për ti bërë ballë sigurimit të lëndës djegëse- mazut, është e patolerueshme që borxhet e konsumatorëve të jenë aq të larta, si në rastin e Soliterave, kurse ngrohja të funksionoi pa i shlyer borxhet, të cilat i takojnë periudhës 12’99- 11’2010", thuhet në njoftimin e Termokosit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)