28 Mars 2024

Termokos, sot starton serish sezoni i ngrohjes

Prishtinë, 9 mars - Pas ndihmës financiare në vlerë 200 mijë Euro që sot Kuvendi Komunal i Prishtinës, i ka siguruar NQ “Termokos” sh.a, për t’i paguar kontraktorit të mazutit një sasi të mazutit, Menaxhmenti i Termokos, do të startoi sot, prej orës 5.oo, furnizimin me ngrohje qëndrore. 


Duke parë situatën aspak të dëshirueshme të përfshirë nga borxhet ndaj kontraktorit dhe borxhet e konsumatorëve,  menaxhmenti i Termokosit, ka arritur të siguroj edhe 100 mijë Euro të tjera avanse nga institucionet dhe bizneset, si parapagim për faturat , në mënyrë që të blihen sasi tjera të mazutit.     

Vlera prej 300 mijë Euro, do të siguroi mbulesë për lëndën djegëse-mazut, gjithnjë duke pas parasysh se gjatë ditës Termokos-it, i duhen 100 ton shpenzime për të mbuluar konsumin e përgjithshëm të saj, përkatësisht rreth 12 mijë konsumatorët e saj.

Ristartimi i ngrohjes do të bëhet të martën (09/03/10) në të gjitha rajonet ku furnizon me ngrohje Termokosi, në të cilën do të jenë të përfshirë poashtu edhe  të gjithë konsumatorët e shkyçur në aksionet e shkyçjeve përgjatë dy sezoneve të fundit.

Një gjë e tillë është bërë me qëllim që edhe të gjithë konsumatorët, përfshirë edhe ata që kanë qenë të shkyçur të vetëdijesohen se pagesat e tyre janë sigurim i lëndës djegëse, e cila është bazë për të vazhduar me një sezonë të mirë të ngrohjes.

Menaxhmenti i Termokosit, lut dhe apelon te konsumatorët se ndërgjegjja e tyre në këtë rast kritik në të cilën gjendet kjo ndërmarrje publike, duhet të jetë në shkallën më të lartë të vetëdijësimit, në mënyrë që konsumatorët ti paguajnë obligimet e tyre, të cilat i kanë për faturat e mospaguara, për një vazhdim pa ndërprerje të sezonit dimëror 2009/2010.

“Termokos” i ka borxh kontraktorit të mazutit për këtë sezon rreth një milion e 750 mijë€, kurse deri me tani i janë paguar 2,140,040.91€, ndërsa borxhet e konsumatorëve vetëm gjatë dy sezoneve të fundit kapin shifrën  mbi tre milion e 260 mijë €. Është momenti i fundit që konsumatorët ti kryejnë obligimet e tyre dhe Termokos të mos bëhet barrë e askujt.

Edhe një herë “Termokos”, apelon se mjetet e siguruara sot, nuk do të mjaftojnë për tejkalimin e këtij acari të ftohët që do të mbizotëroi gjatë këtij muaji, andaj ndihma e konsumatorëve në këtë rast, për tejkalimin e krizës është mëse e domosdoshme, duke mos harruar se shkollat dhe çerdhet janë insitucione të ndjeshme, të cilëve duhet t’u ofrojmë furnizim të sigurt me ngrohje.

Menaxhmenti i Termokosit, përktasisht Departamenti i Prodhimit dhe i Distriubuimit, do të  angazhohet maksimalisht deri në orët e para të ditës së nesërme, për të ristartuar sa më efektshëm në aspektin teknik, këtë sezonë ngrohëse. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)