18 Prill 2024

Termokos, shkyç nga rrjeti i ngrohjes disa institcuione publike

Prishtinë, 6 janar - Zyrtarë të ngrohtores së qytetit “Termokos” kanë shkyçur sot nga rrjeti i ngrohjes objektet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe ministritë e vendosura në Pallatin e Rilindjes.
 
Ngrohtorja e qytetit Termokos vazhdon të përballet me vështirësi të mëdha financiare, qoftë për shkak të borxheve të konsumatorëve, por edhe shtrenjtimit të lëndëve djegëse.

Përderisa nuk ka arritur të rrisë shkallën e arkëtimit të mjeteve, Termokosi ka ndërmarrë edhe aksione për shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve që kanë borxhe të akumuluara. Një aksion të ngjashëm e ndërmori edhe sot duke shkyçur nga rrjeti i ngrohjes objektin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Ministrisë së Arsimit, si dhe ministritë e vendosura në Pallatin e Rilindjes. Kjo është bërë për shkak të borxheve të akumuluara të tyre prej mbi 115 mijë eurosh.

Ndryshe gjatë këtij sezoni, kur temperaturat janë shumë të ulëta, qytetarët nuk kanë pasur furnizim të rregullt me ngrohje. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut duke e cilësuar këtë si shkelje të të drejtave të njeriut.

Nga ana tjetër zyrtarët e Termokosit kanë kërkuar nga konsumatorët të paguajnë borxhet, që arrijnë deri në 15 milionë euro, në të kundërtën kanë thënë se nuk do të ketë ngrohje as gjatë pjesës tjetër të sezonit dimëror. Mungesa e ngrohjes ka ndikuar negativisht edhe në punën e Qendrës Klinike Universitare, institucioneve parashkollore, por do të krijojë vështirësi edhe në mbajtjen e mësimit nëpër shkolla pas fillimit të gjysmëvjetorit të dytë.

Aktualisht nuk ka ndonjë zgjidhje afatshkurtër të këtij problemi, ndërkaq për periudhën e ardhshme trevjeçare parashihet një projekt për furnizim të qytetit me ngrohje nga Termocentrali Kosova B në vlerë prej rreth 40 milionë eurosh.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)