28 Mars 2024

Termokos, Nesër fillon sezoni ngrohës

Prishtinë, 14 tetor - Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Termokos” sh.a, njofton konsumatorët e saj se duke filluar nga dita e premte do të nis sezoni ngrohës 2010/1011.

Me gjithë përgatitjet e duhura teknike, duke parë situatën aspak të mirë financiare në të cilën gjendet aktualisht “Termokos” sh.a, mbarëvajtja e sezonit ngrohës nuk garantohet poqese nuk sigurohen mjete financiare nga inkasimi dhe nga përkrahja institucionale.

Ndërmarrja Publike “Termokos” sh.a, ka kërkuar tashmë dhe do të vazhdoj të kërkoj mjete shtesë ndihme nga Qeveria, përmes Kuvendit Komunal të Prishtinës, në mënyrë që ti tejkalojmë problemet financiare.

Përkundër të gjitha përgatitjeve teknike dhe nënshkrimit të kontratës për furnizim me mazut,”Termokos” nuk mund të funksionoj nëse nuk kemi mjete shtesë për të paguar lëndën djegëse mazutin, pasiqë subvencionet nga Buxheti i Kosovës për vitin 2010 janë për 36% më pak, krahasuar me sezonet e kaluara, kurse çmimi i mazutit për ton, është shumëfishuar.

Zakonisht sipas parashikimeve të Departamentit të Prodhimit, për një sezone ngrohëse harxhohet rreth 15 mijë ton mazut, porse çmimi varet zakonisht nga Berëza botërore. Duke bërë krahasimet me sezonet e kaluara, tani çmimi i një ton mazuti në Berëzën Botërore është 560 € me TVSH, ndërsa para dy sezoneve ka qenë 246 €uro për ton.

Borxhi i konsumatorëve ndaj Termokosit është mbi 15 milion e 600 mijë €uro, të cilat kapin periudhën 12/1999 deri në sezonin e  fundit 2010. Vetëm për dy sezonat e fundit, borxhi i konsumatorëve është mbi 3 milion e 380 mijë €uro.

“Termokos”, e nis këtë sezonë me gjithë vështirësitë financiare dhe apelon te konsumatorët dhe institucionet relevante që të na përkrahin në sigurimin e lëndës djegëse mazut. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)