27 Janar 2023

Temperaturat sot do të shënojnë rritje deri në 38 gradë celsius

Prishtinë, 22 korrik - Në parashaikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se do të mbajë mot me diell dhe vranesira të shpërndara kryesisht për gjatë relievit malor.

Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në orët e mesditës.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-38 gradë Celsius.

Inderksi UV vazhdon ti mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet shmangëja e  kontaktit direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohorë 10-17.(konsumu ujë,jo edhe lëngje të gazuar dhe me sheqer, bartë masa mbrojtëse , syze, kapelë, rroba të pambukta me ngjyra të lehta.

Të moshuarit dhe rastet me sëmundje kronike të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të ajrosura mirë).

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dri mesatare.

Të dielën parashihet renie të lehta të temperaturave maksimale pasi ka mundesi që vende-vende të ketë riga shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)