19 Mars 2024

Temperatura të larta në Arktik, shkrihen brenda ditës 22 gigatonë akull

Arktik, 31 korrik - Ndryshimi i klimës po shkakton temperatura të larta në të gjithë Arktikun, ku Groenlanda humbi sërish një sasi të madhe akulli.

Kjo është sasia e tretë më e madhe në 71 vite. Vëllimi i ujit, që u formua nga shkrirja e akullit, mund të mbulojë të gjithë Floridën, me një shtresë prej pesë centimetrash.

Dy rekordet e mëparshme u shënuan në 2012 dhe 2019.

Sipas shkencëtarëve, shkrirja e shpejtë e akullit erdhi si pasojë e ajrit të nxehtë të bllokuar në ishullin Arktik. Ata paralajmërojnë se do do ketë shkëputje të tjera akullnajash.

Vetëm të mërkurën, rreth 22 gigatonë akull u shkrinë brenda ditës.

12 gigatonë u derdhën në oqean, ndërsa 10 të tjerë u thithën nga dëbora dhe ekziston mundësia të ngrijnë përsëri, sipas  ekspertit për klimën, Xavier Fetvais.

Polar Portal, një shoqatë e instituteve kërkimore daneze, e përshkroi fenomenin si “shkrirje masive”.

Shkencëtarët vlerësojnë se shkrirja e shtresës së akullit të Grenlandës është përgjegjëse për rreth 25% të rritjes së nivelit të detit në dekadat e fundit.

Po aq shqetësues është fakti se Arktiku në përgjithësi po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e planetit. Të mërkurën, temperatura e ajrit në Grenlandë ishte “shqetësuese” duke arritur deri në 23.2 gradë Celsius, në pjesën lindore të ishullit.

Përmbytjet katastrofike që kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish dhe zjarret shkatërimtare që kanë djegur qindra hektarë pyje gjatë kësaj vere, ka nxitur liderët politike të kërkojnë mbledhje emergjentë për të diskutuar për ndryshimet klimatike dhe pasojat që sjellin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)