06 Gusht 2021

Suedia, projekti për ndërtimin e 1.101 turbinave të reja ere

Stokholm 6 mars - Qeveria ka dhënë dritën e gjelbër për një projekt për ndërtimin e 1.101 turbinave të reja ere në Pitea të Suedisë Veriore.

Kjo pritet të trefishojë apo edhe të katërfishojë prodhimin e energjisë së erës në Suedi. Kjo i përgjigjet mesatarisht sasisë së energjisë elektrike nga dy fabrika të energjisë bërthamore.

Zona prej 450 kilometra katrorë ku do të ndërtohen turbinat e erës, aktualisht shfrytëzohet nga popullata Same për kullota e drerit të vendeve veriore ,renë.

Qeveria ka kërkuar që kompania që ndërton parkun e turbinave tër erës të gjejë një mënyrë për ta bërë këtë me shqetësimin më të vogël të mundshëm për industrinë renë.

Nëse ndodh një shqetësim i tillë, kompania do të duhet të kompensojë popullatën Same për këtë. Parku me energji të erës pritet të prodhojë 8-12 TW/orë në vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)