19 Mars 2024

Statovci: Po punohet të kemi një strategji të re energjetike

Prishtinë, 21 janar - Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci sonte ishte e ftuar në emisionin n`kuvend në RTK, ku foli për tema të aktualitetit politik e ekonomik në vend.

Deputetja vlerësoi se kriza energjetike që sot është prezente në gjitha vendet ka prekur edhe Kosovën dhe se institucionet e Kosovës po punojnë që të kalohet sa më lehtë kjo krizë.

"Po punohet të kemi një strategji të re energjetike për Kosovën", tha ajo. Statovci ka folur edhe për diasporën. "Diaspora ka dhënë shumë kontribut për Kosovën në të gjitha fushat e jetës për shumë vite, përfshirë vitin pandemik.

"Diaspora mund të japin shumë kontribut të madh. Remitencat janë shumë me rëndësi për Kosovën. Do të punohet që potenciali i diasporës të shfrytëzohet edhe më shumë", tha ajo. Për marrëveshjet me Serbinë, Statovci kritikoi Serbinë për mos respektim të marrëveshjeve me Kosovën, të cilat janë arritur dhe nënshkruar vite në parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)