29 Mars 2024

Sot realizohet aksion i madh për pastrimin e Brezovicës

Brezovicë, 22 maj - Ta Pastrojmë Kosovën, edhe këtë vit po vazhdon me organizon aktivitete vetëdijësuese, duke mobilizuar qytetarët në aksione të pastrimit dhe jo vetëm, për të larguar sa më shumë mbeturina dhe në këtë mënyrë të përçojmë mesazhin për ruajtjen e mjedisit nga ndotja.
 
Këtë herë Let’s Do It i fton qytetarët që të bëhen pjesë e aksionit “Ta Pastrojmë Brezovicën”, i cili do të realizohet sot.  

Transporti, ushqimi, uji dhe pajisjet logjistike janë të siguruara. Ky aktivitet është përkrahur nga Meridian Express.
 
Aksionet për pastrimin e deponive ilegale do të vazhdojnë edhe ditën e diel, ku banorët e fshatit Rahovicë do të mobilizohen për pastrimin e hapësirave publike në të gjithë fshatin.  
 
Aksione të tjera do të realizohen edhe gjatë javëve në vazhdim.
 
''Të bashkohemi edhe njëherë të dëshmojmë që pavarësisht çdo sfide, ne Refuzojmë të jetojmë në një mjedis të ndotur dhe nuk do të lejojmë që kjo ndotje të vazhdojë'', thekson Let's Do it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)