31 Korrik 2021

Sot parashihet të mbajë mot i vranët, pasdite priten reshje shiu

Prishtinë, 30 maj - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por që në vende të kufizuara do të ketë intervale të shkurta me diell.

Vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite priten të shoqërohen me reshje shiu. Reshjet më të përqendruara priten në veriperëndim të vendit, por edhe në pjesë tjera të territorit priten reshje me intensitet të ndryshueshëm.

 Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)