28 Mars 2024

Sot mot me dielli dhe temperatura të larta, nesër reshje shiu

Prishtinë, 27 prill - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot dhe nesër do të mbaj mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesëshme.

IHK njofton se nesër vranësirat do të dendësohen, duke përfshirë gjithë territorin e vendit.

Nesër po ashtu parashihen reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh, ndërsa sot parashihen rrëze dielli dhe temperatura të larta.

Indeksi UV do të shenoj vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi , që nga ora 9-17 mundesisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartim masa mbrojtëse.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes.

Kushtet agrometeorologjike sipas IHK-së mbeten të mira, falë këtyre temperaturave dhe reshjeve të cilat u regjistruan në këto dy dekada të muajit prill.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)