19 Prill 2024

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore

Prishtinë, 12 dhjetor - Në parashikimin e motit për sot Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se vendi ynë do të vazhdojë të mbetët nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këto kushte sipas IHK-së do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Intensiteti i reshjeve do të zvogëlohet në ditët vijuese por në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar.

Këto reshje mund të shkaktojnë vështirësi në shumë zona. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

IHK bën të ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të disa elementeve meteorologjike.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)