27 Janar 2023

Sot dhe nesër moti me shi, nga e mërkura me diell

Prishtinë, 30 maj - Në parashaikimin e motit për ketë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur gjatë kësaj jave do të mbajë mot i qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen vranësira dhe reshje lokale, duke përfshirë vetëm disa zona.

Nga dita e mërkurë moti do të jetë më i qëndrueshëm, duke krijuar një stabilitet në troposferë, deri në vikend.

Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse konstante me javën që lamë pas.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius.

Indeksi UV do t’i mbaj vlerat e larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit  me shpejtësi 1-8m/s.

Sasitë e reshjeve për muajin maj, deri më tani, u regjistruan, 60 mm në perëndim të Kosovës, 13 mm në lindje, 23 mm në qendër, 19 mm në Jug sa u regjistruan edhe në veri të vendit.

Në disa rajone të Ferizajt dhe Malishevës fatkeqësisht patë edhe reshje breshëri, ku efektet negative si zakonisht u shënuan ne fushën  e bujqësisë
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)