19 Mars 2024

Sot dhe nesër moti i ftohtë dhe me reshje shiu e bore

Prishtinë, 21 janar - Pas këtyre temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin tonë, gjendja sinoptike do të ndryshoj dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) sipas të cilit kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje.

Fillimisht do të ketë riga shiu, meqë temperaturat  janë në vlerat pozitive.

Mirëpo sipas IHK-së pas rënies së fushave termike, rigat e shiut do të shoqërohen në reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)