17 Janar 2022

Sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Prishtinë, 29 dhetor - Në parashkimin e motit për sot dhe nesër  Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Nesër nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar. Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

IHK bën të ditur së gjatë këtyre dy ditëve do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2022

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Projektligjin pÑ‘r Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaka. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton zbatimin e Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)
    
- Federata e Boksit e Kosovës shpallë më të mirët e vitit 2021. (Hotel Sirius, ora 12:00)