28 Mars 2024

Sot dhe nesër do të mbaj mot i vranët dhe riga shiu

Prishtinë, 29 shtator -  Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Riga të dobëta shiu mund të ketë vetëm në vise të larta.

Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

Të enjten parashihet mot më i freskët dhe kryesisht i vranët, i shoqëruara me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim të vendit parashihen reshje më të dendura.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)