23 Prill 2024

Shqipëria pret 100 milionë euro nga eksporti i energjisë

Tiranë, 28 maj - Të ardhurat e Shqipërisë nga eksporti i energjisë sivjet do të arrijnë 100 milionë euro, lajmëroi sot Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Siç lajmërojnë mediumet shqiptare, ajo që ka kontribuar për situatën e këtillë pozitive, ka qenë gjendja hidrike në vend, e cila gjatë këtij viti ishte mjaft favorizuese.

Vetëm gjatë tremujorit të parë, nga shitja e energjisë u siguruan 40 milionë euro, ndërkohë që edhe gjatë muajve prill dhe maj prodhimi në vend dhe eksporti kanë mbetur në nivele të larta.

Sipas zëvendësministrit të Energjetikës, Leonard Beqiri, të ardhurat nga shitja në tregun vendor arritën 20 milionë euro për tremujorin e parë të këtij viti.

Nga ana tjetër, 18 milionë euro u planifikuan për riparimin e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit, të cilët janë burimi kryesor i energjisë në Shqipëri.

Korporata Elektroenergjetike e Shqipërisë (KESH), duke iu falënderuar reshjeve dhe situatës hidrike në vend, arriti kapacitete maksimale dhe nivele rekorde të prodhimit të energjisë elektrike 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)