19 Prill 2024

Shqipëria do të ketë një sërë përfitimesh nga gazsjellësi TAP

Tiranë, 13 maj - Shqipëria do të ketë një sërë përfitimesh nga ndërtimi i gazësjellësit i cili pritet të prekë edhe Shqipërinë.

Drejtori i Menazhimti të Projekteve të Mëdha të Gazit, pranë ministrisë së Ekonomisë Dorian Duçka në një intervistë për "Albanian Screen" tregon përfitimet që do ketë Shqipëria nga tranzitimi i këtij gazsjellësi.

"Benefitet do të jenë të shumta. Do të kemi vendosjen e kompanive gjigande energjitike në vendin tonë dhe kjo i sjell një vlerë të shtuar për investitorë të tjerë të huaj dhe e vendos Shqipërinë në një hartë më të sigurtë politike për investimet e huaja", shprehet Duçka.

Toka në të cilën kalon projekti prej më shumë se 140 km në Shqipëri, do të shpronësohet ose paguhet qira si për privatin edhe atë shtetëror.

Duçka qartëson se ka një marrëveshje mes konsorciumit TAP dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për përdorimin me qira të tokës, ku do të kalojë gjurma e këtij gazsjellësi.

Ndërtimi i këtij gazsjellësit pritet të sjellë rreth 1 miliardë euro investime të huaja në Shqipëri. Në këtë projekt pritet të hapen rreth 3 mijë vende të reja pune, të rehabilitohen 200 km rrugë dhe të ndërtohen 100 km rrugë e re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)