28 Mars 2024

Shqipëria arrin import rekord të energjisë elektrike

Tiranë, 6 prill - Raporti i fundit i Entit të Rregullatorit të Energjisë (ERE) dëshmon për një situatë tejet negative të sektorit energjetik në Shqipëri.

Për shkak të krizës së thatësirës dhe rritjes së çmimeve të importit, nivelet e shpenzimeve kapërcyen majat rekord, afro 30 për qind më shumë se në 2010-n.

Në raport thuhet se, KESH përfitoi 13 milionë euro nga eksporti i energjisë në muajin janar 2011 dhe bleu energji përgjatë vitit në vlerën 190 milionë euro.

Prodhimi i energjisë u ul konsiderueshëm në 47.1 për qind më pak se në vitin 2010. Sipas këtij institucioni, vjet ulje prej 14 për qind pësoi edhe prodhimi i energjisë nga HEC-et private e ato me koncesion, krahasuar me vitin 2010.

Shpenzimet e mëdha të KESH për të siguruar furnizim të rregullt për konsumatorët i kanë shtrirë efektet financiare edhe në 2012-n.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)