19 Prill 2024

Shqipëri, italianët propozojn kthimin e plehrave në energji elektrike

Tiranë, 5 prill - Kompanitë italiane dëshmojnë gjithnjë e më shumë se kanë interesa të ndryshme në vendin tonë, madje edhe në atë të riciklimit të mbetjeve urbane.

Megjithatë, këto projekte janë shoqëruar me dyshime të forta nga specialistët e fushës dhe kundërshtuar nga shoqatat ambientaliste.

Mësohet se Kryeministri Berisha priti dje presidentin e INVITALIA (Agjencia Kombëtare për Mbështetjen e Investimeve në Vend dhe Jashtë) Giancarlo Innnocenzi Botti, ku i pranishëm në takim ishte edhe ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani.

Pasi kanë shprehur kortezitë e radhës, italianët janë futur direkt e në temë të diskutimit. Në bisedime e sipër, Botti i shprehu Kryeministrit gatishmërinë e një sërë bizneseve italiane për të konsideruar shtrirjen e aktiviteteve dhe investimeve të tyre në Shqipëri, konkretisht, në fushën e energjisë së rinovueshme dhe atë të prodhimit të aparaturave mjekësore.

Mësohet se, disa grupe biznesesh të këtyre fushave do të pasojnë vizitën e Botti-t me synim hapjen e tregut të tyre në një vend shumë pranë Italisë dhe po aq ftues sa Kina.

“Investimet në fushën e energjisë konsistojnë në agrikulturë dhe përpunimin e këtyre produkteve për prodhimin e energjisë nga etanoli. Një tjetër mundësi investimi është edhe prodhimi i energjisë nga përpunimi i mbetjeve urbane, sipas parimit ‘mbetje në energji’”, u shpreh kreu i Agjencisë Italiane të Investimeve.

Oferta e biznesit italian, tha Kryeministri, është shumë interesante dhe qeveria shqiptare e mbështet fuqishëm idenë e hapjes së aktiviteteve prodhuese dhe investimeve të huaja në fushën e energjisë, përpunimit të mbetjeve urbane, si dhe prodhimin e aparaturave e pajisjeve.

Ai garantoi se të gjitha strukturat e qeverisë janë të gatshme për ta kthyer këtë propozim në histori suksesi.

“Prioriteti i qeverisë shqiptare për zhvillimin e burimeve të prodhimit të energjisë së rinovueshme është tashmë i shprehur në një sërë veprash të tilla në ndërtim e projektim dhe shtimi i të rejave është një provë tjetër e rëndësisë së këtij sektori dhe suksesit të modelit tonë ekonomik”, tha Berisha.

Veç kësaj, Botti informoi se interes ka shprehur edhe një tjetër kompani italiane për transferimin e aktivitetit të saj në Shqipëri, që konsiston në prodhimin e kontatorëve dixhitalë, të cilët shërbejnë njëkohësisht edhe për të shërbyer internet të Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)