19 Prill 2024

Shqetësim i Qeverisë, siguria e furnizimit me energji dhe mjedisi

Vjenë, 17 maj - Sektori i energjisë luan një rol parësor në ekonominë e çdo vendi, por roli i saj kthehet në jetike kur flasim për vende të vogla në zhvillim, të tilla si Kosova dhe zhvillimi i saj social, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

Këto komente ministri i bëri në takimin e dytë vjetor të Qendrës për Dialog Global dhe Bashkëpunim, ku përfaqësonte Republikën e Kosovës, ku temë qendrore ishin sfidat e zhvillimit, duke u fokusuar në tendencat e sektorëve të veçantë.

Ministri Beqaj gjatë qëndrimit në Vjenë është takuar me personalitete të larta shtetërore me të cilët ka diskutuar për çështje të interesit të përbashkët, respektivisht fushën e energjisë.

Ndryshe, në fjalën e tij gjatë sesionit “Trendet e sektorit të energjisë në kontekstin e zhvillimit social”, Beqaj ka thënë se në vitet e fundit, Qeveria e Kosovës ka punuar shumë për të bërë përparim të konsiderueshëm në reformimin e sektorit të energjisë.

“Me angazhimin e plotë të institucioneve tona përkatëse, në vitin 2010 kemi arritur të përgatisim dhe miratojmë një kuadër të ri ligjor për sektorin e energjisë në Kosovë. Konkretisht, kjo kornizë përfshin tre ligjet bazë, në Ligjin për Energjinë, Ligjin mbi Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë. Këto tre ligje në përputhje të plotë me qasjen e BE-së dhe Acquis për energji dhe konkurrencës”, ka thënë ai.

Kreu i MZHE-së, tha se Strategjia e Energjisë e Kosovës e bazohet në tri shtylla të rëndësishme, të cilat përfshijnë: garantimin e sigurisë së furnizimit; vetë-qëndrueshmërinë e sektorit të energjisë elektrike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ministri Beqaj ka theksuar se shqetësimi kryesor i Qeverisë së Kosovës mbetet çështja për sigurimin dhe ruajtjen e qasjes së gjerë të popullsisë në energji të besueshme të pastër dhe të përballueshme, në mënyrë që të përmbushin kërkesat e Komunitetit Traktati i Energjisë dhe standardet ndërkombëtare.

Krejt në fund, ministri nënvizoi se që të mundësohet integrimi i tregjeve të energjisë, infrastruktura jonë ligjore dhe rregullatori, është e nevojshme te jenë të koordinuara dhe zhvilluara me zgjerimet e nevojshme, për të mundësuar një treg më të hapur dhe të integruar rajonal të energjisë.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)