18 Prill 2024

Rusia i ndërpret energjinë elektrike Bellorusisë

Moskë, 29 qershor - Rusia ja ka ndalur furnizimin me energji elektrike Bellorusisë pasi kjo e fundit ka dështuar që të bëjë pagesën e borgjeve, për shkak të krizës ekonomike të cilën po e kalon Bellorusia.
 
Kompania e energjisë elektrike, RAO UES, e ka ndaluar furnizimin me energji elektrike në mesnatë, sipas Kosovës së Moskës, ndërsa ka njoftuar se furnizimi do të rikthehej vetëm 24 orë pasi të bëhet pagesa e borgjit.
 
Fjala është për një borgj prej 21.3 milion euro apo 600 milion rubla ruse të cilat Bellorusia duhej t’i paguante deri më 20 qershor. Bellorusia e siguron një të dhjetën e energjisë elektrike nga Rusia. Ky shtet momentalisht është duke u përballur me krizën më të rëndë ekonomike që prej kohës sovjetike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)