29 Mars 2024

Rusia do të ndërtojë termocentral bërthamor në Turqi

Moskë, 12 maj - Ministri rus i Energjisë, Sergei Shmatko, deklaroi së fundmi se Moska ka arritur një marrëveshje me Ankaranë për ndërtimin e termocentralit të parë bërthamor në këtë vend dhe se mirëkuptimi është arritur në nivel qeverish.

Duke folur për agjencinë e lajmeve, “Cihan”, Shmatko deklaroi se është arritur marrëveshja mbi çmimin e energjisë që do të paguajë Turqia, por tani për tani ky çmim mbahet konfidencial.

Sipas marrëveshjes, Rusia do të ndërtojë dhe operojë termocentralin, ndërsa Turqia do të paguajë një çmim të paracaktuar.

Turqia ka dy dekada që punon për zhvillimin e energjisë bërthamore në vend, si një mënyrë për të siguruar energjinë e mjaftueshme për zhvillimin ekonomik.

 Vitin e kaluar, Ankaraja hoqi dorë nga planet për të ndërtuar një termocentral përmes financimit nga buxheti i vet.

Marrëveshja me Rusinë pritet të ndërtohet gjatë një vizite të presidentit Dmitri Medvejev në Ankara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)