27 Nëntor 2021

Rusia do të financojë ndërtimin e Centralit Atomik “Belene”

Sofje, 25 shkurt - Pas bisedimeve në Sofje në fund të javës së kaluar u bë e qartë se Rusia do të investojë afro 1.9 miliardë euro në ndërtimin e Centralit Atomik “Belene”.

 

Këtë e njoftojnë në një konferencë shtypi drejtori i përgjithshëm i Korporatës shtetërore “Rosatom” Sergej Kirienko, ministri bullgar i energjetikës Trajço Trajkov dhe homologu i tij rus Sergej Shmatko (nga e majta në të djathtë).

Rusia do të financojë ndërtimin e Centralit Atomik “Belene” nëpërmjet një kompanie, e cila në vazhdim të dy vjetëve do të investojë afro 1.9 miliardë euro. Qëllimi është që veprimtaria e projektit të vazhdojë deri në zgjedhjen e një investitori strategjik. Kjo u bë e qartë pas takimit të ministrit të energjetikës Trajço Trajkov me homologun e tij rus Sergej Shmatko dhe me drejtorin e përgjithshëm të Korporatës shtetërore për energji atomike (Rosatom) Sergej Kirienko.

Centrali Atomik “Belene” është centrali i parë i ri atomik, i ndërtuar në këtë regjion të Evropës dhe ai, i cili është i pari, do të ketë disa përparësi, tha Kirienko dhe shtoi se “po të presim akoma një vit, një vit e gjysmë, përparësitë mund të zhduken.” Kështu ai e argumentoi dëshirën e palës ruse për të investuar mjete të veta, gjersa Bullgaria kërkon një investitor strategjik për ndërtimin e një centrali të dytë atomik. Moska do të investojë në projekt gjatë këtij viti afro 400 milionë euro. Kjo shumë përfshin pagime për pajisjen e prodhuar nga Rusia, Gjermania, Franca, si dhe veprimtari në sheshin e centralit. Gjatë vitit të ardhshëm pritet investimi i afro 1.5 miliardë eurove. Mjetet e investuara nuk do të kenë garanci shtetërore ose korporative.

“Ne jemi të bindur në aftësinë për konkurrencë dhe në rentabilitetin e projektit “Belene” – tha Sergej Kirienko. – Një pjesë prej mjeteve do t’i investojmë përkohësisht. Kur qeveria e Bullgarisë zgjedh investitor ai do të financojë projektin dhe do të na kthejë mjetet, të cilat i kemi investuar deri në këtë moment. Një pjesë tjetër të mjeteve jemi të gatshëm t’i investojmë si aksionar në ndërtimin e Centralit Atomik “Belene”. Diskutuam instrumentet financiare juridike, me ndihmën e të cilave këto marrëveshje mund të realizohen.”

Kundrejt kreditimit të projektit Moska ka në plan të marrë 30 – 35 për qind prej centralit. U arrit deri në financim nga ana e Rusisë pasi bankat refuzuan financimin e strukturës së tanishme të projektit. Gjatë vjeshtës u tërhoq edhe investitori strategjik – kompania gjermane RWE. Qeveria bullgare gjithashtu ka për qëllim të zvogëlojë pjesën shtetërore të projektit nga 51 në 20 – 30 për qind dhe të tërheqë investitorë të tjerë. Që të vazhdojë ndërtimi i “Belene” do të krijohet një kompani e përbashkët. Bullgaria do të marrë pjesë në të me mjete nga investime të deritanishme me përmasë 1 miliardë euro.

“Këto janë si vlera e aktiveve, të cilat janë në shesh, ashtu dhe vetë sheshi – komentoi ministri Trajço Trajkov. – Në këto mjete përfshihen edhe shpenzimet për materiale, si dhe për disa shërbime si për shembull ato konsultuese etj. Projekti duhet të strukturoret në mënyrë të tillë kështu qe të bëhet tërheqës për investitorët strategjikë.”

Gjatë takimit dy ministrat energjetikë kanë diskutuar edhe statusin e tanishëm të projekteve për ndërtimin e gazsjellësit “Rrymë jugore” dhe të naftësjellësit “Burgas – Aleksandrupolis”. Ministri Trajkov ka shtruar çështjen për pjesëmarrjen e Rumanisë në “Rrymë jugore”, pasi pala rumune ka deklaruar se ka marrë ftesë nga koncerni rus “Gazprom” për përfshirje në projekt. Kjo mund të komentohet si kërkim i një traseje alternative, e cila të kalojë rreth Bullgarisë. Akoma më tepër se disa ditë para takimit të dy ministrave energjetikë në Sofje mbërriti papritur shefi i “Gazpromit” Aleksej Miler, i cili kërkoi përshpejtim të projektit dhe krijimin e një shoqërie të përzier për gazsjellësin e ardhshëm.

“Për ne Bullgaria është një partner i rëndësishëm në realizimin e projektit “Rrymë jugore” – deklaroi ministri rus i energjetikës Sergej Shmatko. – Në një të ardhme sa më të afërt do të bëjmë inventarizim të bisedimeve të deritanishme dhe të pikave kyçe të projektit, që të përshpejtojmë të gjitha proceset e koordinimit midis organizatave tona.” 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2021

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon manifestimin qendror të Ditës së Forcës ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Burojë. (Tek shkolla fillore Abedin Rexha,ora 10:00)

- Komuna e Malishevës vendos buqeta me lule të shtatorja e Adem Jasharit. (Malishevë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Kuqicë. (Kuqicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës organizon “Ditën e Hapur’’. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Komuna e Malishevës viziton varrezat e dëshmorëve në qytet, Kleçkë dhe Prekz. (Malishevë, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt përuron shtegun për çiklistë. (Rruga Merita Murtezi në Skenderaj, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt  organizon natën e dytë të festivalit Rapsodia shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)