26 Prill 2024

Rruga“ Luan Haradinaj” mbetet pa ujë të pijshëm

Prishtinë, 22 shkurt – Gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të intervenojnë në gypin me diametër fi 300 mm në rrugën “ Luan Haradinaj ” në qendër të Prishtinës.

Intervenimi do realizohet si pasojë e një defekti të ndodhur aty.

Për shkak të sanimit të linjës,  jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 11:00.

Pa furnizim me ujë mbesin: rruga” Luan Haradinaj”, rruga” Rexhep Luci”, rruga” Hajdar Dushi”, rruga” Garibaldi”, rruga” Mujo Ulqinaku”, rruga” Robert Doll” dhe disa rrugica në atë zonë.

Rikthimi i furnizimit me ujë të pijshëm do ndodhë pas sanimit përfundimtar të defektit.

Se sa do zgjasë intervenimi varet nga natyra e defektit, ndërsa furnizimi me ujë ndërprehet në orën 11:00.

Faleminderit për mirëkuptim! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)