06 Gusht 2021

Rritja e temperaturës në nivele katastrofike

Gjenevë, 14 janar - Kombet e Bashkuara thonë se viti i kaluar ka qenë ndër dy vitet më të nxehta të regjistruara dhe paralajmëroi se bota po përballet me një rritje "katastrofike" të temperaturave këtë vit.

Të dhënat janë publikuar më 14 janar në një raport të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO).

Organizata me bazë në Gjenevë tha se dekada që sapo ka përfunduar (2010-2020), ka qenë më e nxehta e regjistruar, ndërsa vitet 2016 dhe 2020 janë shënuar si vitet më të nxehta që kur njerëzit kanë filluar të masin temperaturat.

Vitin e kaluar, temperatura mesatare globale ishte rreth 14.9 gradë Celsius, tha raporti. Kjo është rreth 1.2 gradë Celsius mbi nivelet e regjistruara para epokës industriale, duke filluar rreth vitit 1850.

"Këtë shekull ne jemi drejt një rritje katastrofike të temperaturës prej 3-5 gradë Celsius", tha sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përmes një deklarate.

Raporti, është një përmbledhje e pesë grupeve të të dhënave ndërkombëtare të ndryshme duke përfshirë edhe agjencinë hapësinore në SHBA, NASA.

Viti i kaluar ishte "një shembull i asaj se si është të jetosh nën disa nga efektet më të rënda të ndryshimit të klimës", tha meteorologu i NASA-s, Lesley Ott.

"Proceset natyrore që ka Toka për thithjen e dioksidit të karbonit të lëshuar nga aktivitetet njerëzore - bimët dhe oqeani - thjesht nuk janë të mjaftueshme për të thithur sasinë që po e lëshojmë në atmosferë”, tha, Gavin Schmidt, drejtor i Institutit për Studime Hapësinore "Goddard" të NASA-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)